Juventusi ka rikthyer fokusin te disa emra të njohur për portën, teksa klubi synon të riformatojë këtë repart gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, mes opsioneve të bardhezinjve janë David De Gea dhe Guglielmo Vicario, ndërsa më herët është tentuar edhe afrimi i portierit të Liverpoolit, Alisson, por pa sukses. Në radar mbetet edhe Emiliano Martínez i Aston Villës, megjithëse një transferim i tij konsiderohet i komplikuar.
Burime nga “Corriere dello Sport” bëjnë të ditur se Juventusi ka rifutur në listë Vicario, duke zhvilluar edhe bisedime me Tottenhamin, të cilat mund të përfshijnë edhe mbrojtësin Destiny Udogie si pjesë e mundshme e negociatave.
Ndërkohë, interesim mbetet edhe për David De Gea, sipas raportimeve nga “FirenzeViola”, ndërsa një tjetër emër surprizë është kapiteni i Milanit, Mike Maignan, për të cilin Juventusi ka bërë një sondazh paraprak.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e Maignan në Milan mbetet e paqartë, çka ka shtuar interesin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij.
Klubi torinez po shqyrton disa alternativa, pasi paraqitjet e Michele Di Gregorio kanë nxitur diskutime për ndryshime të mundshme në portë.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...