Sulmuesi i Juventus-it, Douglas Costa ka thënë se është duke pritur që të rikthehet në fushën e blertë, ndërsa ka zgjedhur Paulo Dybalen si bashkëlojtari më i mirë para Cristiano Ronaldo-s.
Costa që momentalisht ndodhet në Itali në Instagram tha se Dybala është bashkëlojtari më i mirë, transmeton portali arbresh.info.
“Bashkëlojtari më i mirë është Paulino (Dybala)”.

“Shpresoj të rikthehem në Itali se shpejti. Nuk mund të pres, nuk e di se çfarë të bëj këtu”, deklaroi ai.
Ndërsa i pyetur se cilën preferon të shënojë apo asistojë, 29-vjeçari tha se nuk e ka problem.
“Të dyja janë të mira për mua, mund t’i bëj të dyja. Gjëja e rëndësishme është që skuadra të fitojë”, përfundoi ai.
Ende nuk dihet se kur do të rifillojë Seria A./arbresh.info.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës