Berat Gjimsiti do të mungojë rreth tri javë për shkak të një dëmtimi të pësuar në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen e kampionatit kundër Cagliarit, e zhvilluar të shtunën e kaluar.
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës ka pësuar një lezion “fascial” të shkallës së parë në muskuIin biceps femoral të djathtë.
Si pasojë e këtij dëmtimi, Gjimsiti pritet të humbasë disa përballje të rëndësishme transfertën ndaj Genoas dhe ndeshjen kundër Interit më 21 dhe 28 dhjetor, si dhe sfidat ndaj Romës dhe Bolognas, që do të luhen më 3 dhe 7 janar.
Rikthimi i tij në fushë pritet pas kësaj periudhe rikuperimi, në varësi të ecurisë së rehabilitimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...