Cristiano Ronaldo besohet se ka kërkuar nga Juventusi së paku tri truproje që do të kujdesen për të dhe familjen e tij në Torino.
Il Corriere di, fituesi i Topit të Artë është i brengosur se villa e tij në Gran Madre është shumë e ekspozuar ndaj publikut.
Ai ka kërkuar nga Juventusi që të caktojë dy truproje, një për familjen e tij dhe një që të kujdeset për villën e tij gjatë gjithë kohës, edhe një truproje e tretë që e shoqëron atë ku do që shkon.
Është shumë e mundur që vendimi nga autoritetet vendase për të sjellë njësinë anti-terror për ta vështruar debutimin e dij në Serie A në Verona ndaj Chievos ka nxitur ankth te portugezi.
Ronaldo ende po vazhdon me përshtatjen e tij në Torino, teksa djali i tij Cristiano Jr ka filluar punën në akademinë e Juventusit.
Juventusi ka zhvilluar dy ndeshje ku ka luajtur Ronaldo, por ku portugezi ende nuk ka shënaur gol./Telegrafi/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës