Sulmuesi i ri, Jetmir Topalli, është lojtar i ri i Ballkanit.
Është vet futbollisti që ka konfirmuar transferimin e tij në klubin suharekas duke lënë FC Vushtrrinë pasi klubi nuk arriti të sigurojë një inkuadrim në Superligë.
Vet lojtari u shpreh emocional për këtë largim, duke falënderuar tifozët vushtrrias.
Topalli ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Ligës së Parë dhe absolutisht zbulimi më i madh i nivelit të dytë të garave të futbollit kosovar.
Edhe KF Ballkani ka konfirmuar nënshkrimin për dy vjet me sulmuesin.
Ky është përforcimi i tertë për KF Ballkanin i zyrtarizuar për këtë edicion.
Klubi nga Suhareka besohet se po vazhdon të negociojë me disa lojtarë të tjerë duke qenë një prej skuadrave më seriozisht të konsoliduara këtë verë në prag të fillimit të sezonit të ri.
Ballkani ka pretendime të mëdha për sezonin e ardhshëm duke parë ri organizimin serioz të klubit dhe stadiumin atraktiv i cili ka qenë prej më të frekuentuarve në mbarë vendin.
“3 probleme më pak”, Guxo reagon për largimet drejt listës s...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...
KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra e...