Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Polonisë.
Kuqezinjtë mposhtën Poloninë (2-0), sonte në ‘Air Albania’ duke bërë hapin e madh në garën për kualifikim në “Gjermani 2024”.
“Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë. E dinim që polakët kanë shumë individualitete, por u treguam më shumë skuadër nga fillimi në fund dhe më pas rezultati ishte me ne”, tha ai.
Futbollisti i Interit, thotë se me trajnerin Sylvinho është një ekip kompakt.
“Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Sylvinho ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë”, theksoi Asllani pas ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Shqipëria ngjitët në krye të Grupit E me dhjetë pikë të tubuara, dy më shumë së Çekia që është e dyta./rtk
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...