Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Evertonit në kuadër të Premier League.
Pas ndeshjes mbrojtësi zviceran, Manuel Akanji foli për shpresat e Cityt për titull kampion, shkruan Arbresh.info.
“Sezoni nuk ka përfunduar ende, por tani nuk është qëllimi ynë. Ne duhet të fokusohemi në çdo ndeshje dhe ndeshja e ardhshme kundër Leicester do të jetë gjithashtu e vështirë, duke pasur parasysh formën tonë.
“Duhet të përqendrohemi te gjërat pozitive. Ne bëmë shumë gjëra mirë. Ne u mbrojtëm mirë dhe sulmuam mirë, por nuk mundëm ta përfundonim ndeshjen ashtu siç donim. Përndryshe, do të kishim shënuar tre ose katër gola”, tha mbrojtësi i Manchester Cityt për Amazon Prime.
City aktualisht është i shtatti në tabelë me 28 pikë, 11 më pak se Liverpooli që është liderë dhe ka dy ndeshje ma pak të luajtura.
Kujtojmë se Man City është kampion i Premier Leagues për katër sezone me radhë./Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...