Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe të huaja. Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një foto reportazh nga një prej këtyre martesave.
Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri, në fshatra mungojnë djemtë e rinj.
Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr rreth 2 mijë euro për shërbimin e saj.

Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare. Pasi gjyshja e Evës thotë po, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën.
Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.
Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...