Ka rezultuar eksploziv pakoja e vendosur tek dera e një dyqani në Tiranë. Pronarja e dyqanit afër ‘Tregut elektrik’ me inicialet B. A., ka telefonuar policinë në mëngjes duke thënë se kishte një pako me eksploziv para derës së dyqanit.
Me të marrë telefonatën është bërë edhe rrethimi i dyqanit dhe janë pritur forcat xheniere.
Pas kontrolleve ka rezultuar se ishte një pako me eksploziv rreth 250 gramë që ishin vendosur në një kuti kartoni.
Eksplozivi fatmirësisht nuk ka shpërthyer pasi do të kishte pasoja të rënda edhe për faktin se është një zonë mjaft e populluar.
Mësohet se pronares së dyqanit edhe 5 muaj më parë i ishte vënë eksploziv, por në makinë./syri.net
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...