Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, ku vihen re qytetarë të shumtë, të cilët kanë dalë me biçikleta.
Ata shihen që janë nga të gjitha moshat, që nga fëmijët, prindërit deri te të moshuarit.
Sakaq, Rama ka thënë se fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave do të jenë pjesë e punës së përbashkët me pushtetin vendor.
“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, ka shkruar kryeministri krahas fotove./abcnews.al/

Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...