Në ditët e fundit, zhvillimet rreth projekteve të mëdha turistike në zonat bregdetare të Zvërnecit dhe ishullit Sazan në Shqipëri kanë nxitur reagime të forta publike dhe protesta nga grupe të ndryshme qytetare dhe organizata mjedisore.
Arbresh.info ka mësuar nga burime ndërkombëtare se pas kësaj qëndron Shërbimi Informativ Kombëtar i Greqisë (EYP).
Sipas këtyre burimeve, shërbim grek prej më shumë se gjashtë muajsh është marrë me çështjen e Zvërnecit dhe zhvillimin e Sazanit, duke u fokusuar në këto dy projekte me synimin që të krijohet një situatë e tensionuar, e cila do të çonte në bllokimin e tyre dhe në pengimin e realizimit të plotë të këtyre investimeve, duke ndikuar negativisht në proceset zhvillimore të Shqipërisë.
Arbresh.info mëson se shteti Grek përmes strukturave të veta, dyshohet se ka angazhuar individë lokalë, si dhe persona nga vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, për të vepruar në rrjete sociale, veçanërisht në platformën TikTok.
Sipas burimeve, këta persona janë paguar me shuma të konsiderueshme parash për të zhvilluar aktivitete propaganduese dhe për të ndikuar në opinionin publik në favor të interesave të shërbimit grek.
Po ashtu, organizimi i këtyre aktiviteteve është krahasuar në disa raste me skena si ato në Gaza.
Sipas burimeve tona qëllimi i shërbimit grek është që të bllokojë projektet e mëdha në Shqipëri, me arsyetimin se Greqia është kundër zhvillimeve të tilla madhore dhe investimeve të mëdha infrastrukturore në vend./Arbresh.info/
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...