I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet në Kurbin, pritet ekstradimi

11:39 | 6 Qershor 2026
E.K

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 95”.

Në pranga ra Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Pas arrestimit, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.