Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap me drogë në Milano të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se shqiptarit iu gjetën 10 kilogramë heroinë dhe 670 gramë kokainë.
Agjentët, teksa kalonin përmes Via Dei Gigli, vunë re një burrë i cili shpesh nxirrte celularin si për të kryer ose marrë telefonata të shkurtra përpara se t’i afrohej një fuoristrade.
Policia duke parë nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit, ka kontrolluar menjëherë atë dhe makinën, ku gjetën heroinë me një peshë totale rreth 7.7 kg.
Nga kontrolli rezultoi se ai kishte një tufë çelësash, për të cilat burri jepte përgjigje të paqarta. Oficerët verifikuan se njëri nga çelësat hapi derën metalike të një bodrumi, ku u gjetën dhe u sekuestruan lëndë prerëse, katër mbështjellës me 670 gramë kokainë, shtatë mbështjellës me 2.3 kg heroinë, një prerëse, një blender, katër peshore dhe material paketimi./abcnews.al
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...