Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni në tentativë për të shkuar ilegalisht në Irlandë.
Pas ndalimit të kamionit, zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në tragetin që shkonte për Irlandë.
Kontrolli i kamionit është realizuar në portin Santander të Spanjës. Shqiptarët ishin ndrydhur brenda paletave kur policia u ka shkuar me elektrikë dore dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Nuk bëhet me dije identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar, por mediat raportojnë se është rritur numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht, duke përdorur kamionët si mundësi e duke kaluar në Irlandë apo Angli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...