11 punonjëse janë helmuar në një fabrikë këpucësh në Fushë-Krujë. Pas këtij incidenti policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen kur sipas saj 11 gra që janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 09:00, në Spitalin e qytetit Fushë-Krujë.
Ato kanë pasur komplikacione shëndetësore si marrje mendsh, gjendje të fikëti. Punonjëset kanë deklaruar se gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndier mirë. Ato ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës./albeu.com/
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Inspektoratin e Mjedisit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...