Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Gjirokastër, nën dyshimin se të njëjtit kanë shantazhuar një grua duke i kërkuar 2000 euro për t’ia fshirë disa foto intime në rrjetin social “TikTok”.
Siç njofton policia, të arrestuarit janë A. Xh., 45 vjeç, dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ata u arrestuan për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.
“Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit një 40-vjeçare për dhënien e shumës 2000 euro që të fshinin disa foto intime të saj nga rrjeti social ‘TikTok’”, tha policia.
Pas arrestimit, materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?