Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task Forcës Qëndrore në Departamentin e Policisë Krimnale në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu falënderoi Ambasadoren e Gjermanisë Susanne Schütz për ndihëm e vazhdueshme dhe serioze të Policisë Gjermane, dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy policie janë mjaft të mira. Policia e Shtetit është e angazhuar në operacionin “Forca e Ligjit”, me qëllim goditjen e grupeve kriminale duke bashkëpunuar ngushtësisht me partneërt për këtë qëllim.

Susanne Schütz theksoi se kjo nuk është vetëm ndihmë në vlerë materiale, por është tregues i qartë i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit.
Në vijim Ambasadorja Schütz shprehu bindjen e saj se rezultatet në të ardhmen do të jenë akoma më pozitive në saj të bashkëpunimit të ndërsjellët dhe ndihmës së vazhdueshme nga Gjermania, pasi Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i këtij shteti.
Kjo ndihmë vjen në kuadër të asistencës që BKA ka dhënë për Task Forcën, në kuadër të kësaj asistence, ishte dhe dhurimi i 5 automjete, me një vlerë totale 70.000 Euro.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...