Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat me Bashkimin Evropian nuk janë bllokuar.
Duke folur nga Asambleja e njësisë numër 2 të Partisë Socialiste në Lushnjë, Rama tha se ajo çka përflitet përgjatë ditëve të fundit në media për bllokimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk është e vërtetë.
Sipas tij, Shqipëria ecën sipas kalendarit të Komisionit Evropian.
“Një e vërtetë shumë e thjeshtë u mbush gjithë hapësira e tenxhereve me një vorbull të madhe; u bllokuan negociatat, e humbëm, mbaroi kjo punë, humbëm trenin për në Europë, e dogjëm, një gënjeshtër me shtatë bishta. As nuk është bllokuar as nuk është ndaluar asgjë.
Ndërkohë që e vërteta është që ne po ecim sipas planit. Kemi një plan të dakordësuar me Komisionin Evropian. Është një kalendar që na e ka dhënë Komisioni Evropian përpara”, tha Rama.
Rama shpjegoi se Shqipëria vendet e mëdha të Bashkimit Evropian i ka në krah të saj në procesin e anëtarsësimit të vendit në familjen evropiane.
“Është hera e parë. Është hera e parë që fati ju buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Pse e them këtë? Sepse është hera e parë që të gjithë të mëdhenjtë që na duhen për të realizuar atë që është një ëndërr historike, ne i kemi me vete, i kemi bërë me vete dhe na duan me vete.
Dhe e filluam nga bishti i fundit i kolonës dhe jemi tani në pararojë të procesit, bashkë me Malin e Zi. Në 11 muaj kemi hapur të gjithë kapitujt. Nuk e ka bërë asnjë vend tjetër.Por ka një gjë që shqiptarët duhet ta mos e harrojnë: dëgjoni këtu, të gjitha vendet e reja që kanë hyrë në Bashkimin Europian kanë pasur luftra të brendshme politike“
Ai vuri në dukje se përveç atyre që i kanë dhënë votën Partisë Socialiste, të tjerët nuk duan t’ia dinë për përgjegjësinë e ushtrimit të detyrave nga ana PS-së, por kërkojnë sipas tij, vetëm zhurmë.
“Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe na kanë dhënë mbështetjen më 11 maj, askush tjetër nuk na e fal dhe nuk do t’ia dijë fare për atë fitore që ne morëm, në kuptimin e respektit dhe as pse na zgjodhën ne shqiptarët në kuptimin e detyrave, por do vetëm sherr, shamatë, baltë, llum, llucë e çfarë të doni ju.
Ndërkohë që e gjithë kjo bie edhe mbi ata që na kanë dhënë votën, sepse të dëgjosh përditë e përnatë vetëm keq dhe zi, sigurisht që diçka ndodh në aspektin e motivimit.
Por ne nuk kemi një mundësi të korrigjojmë të tjerët, ne kemi mundësi vetëm të korrigjojmë veten dhe të përmirësojmë punën tonë, dhe pjesë e kësaj është edhe rritja e komunikimit me njerëzit drejtpërdrejt. Për të ndarë me njerëzit ku jemi dhe ku po ecim”, deklaroi më tej Rama.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...