Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të vizitojë në datat 2 dhe 3 mars Athinën. Ai do të takojë homologun e tij grek Nikos Kocias, me të cilin do të bisedojë për një sërë çështjesh të hapura mes dy vendeve.
Burime zyrtare i thanë Top Channel se në fokus do të jenë rezultatet e deritanishme të komisioneve të ngritura për korigjimin e teksteve shkollore, marrëveshjet e ndryshme konsullore, pullën apostile, çështjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, si dhe përgatitjen e grupeve të punës mes dy vendeve për përfundimin e traktatit të ri të miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, afati i të cilit përfundon këtë vit.
Burimet thanë se jashtë fokusit të bisedimeve nuk do të mbetet as normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Athina e ka parë me sy pozitiv pozicionimin e kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Sarandë, ku ky i fundit vlerësoi rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe garantoi në emër të qeverisë plotësimin e Kartës së të drejtave të minoriteteve.
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...