Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, më herët si ‘dëshmitari X’ në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më është larguar nga Shqipëria për tu strehuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se ‘Dëshmitari X’ ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa është arrestuar bashkë me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat këtë muaj, sikundër ishte paralajmërua edhe më herët, kreu demokrat, Lulzim Basha, zbuloi emrin e dëshmitarit X, aq shumë të përfolur muajin e fundit.
Ndaj Albert Veliut nuk ka asnjë masë sigurie që të çonte në prangosjen e tij dhe për këtë shkak janë të mistershme arsyet e ndalimit.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar që ai të ndalohej për shkak të hetimit edhe pse nuk ka urdhër-arresti.
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...