Ka nisur me përleshje fizike nga ana e deputetëve të opozitës seanca plenare.
Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të PSD-së, Taulant Balla, fjalën ka tentuar ta marrë pa leje ish kreu i qeverisë, Sali Berisha.
Berisha në fakt nuk ka kërkuar lejen për të marrë të drejtën e fjalës, ndërsa ka shtyrë punonjësit e gardës në foltoren e parlamentit.
Kjo situatë ka çuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi për të shtyrë seancën. Pas kësaj në foltore kanë mbërritur deputetët e opozitës duke mos munguar edhe përplasja fizike mes deputeti Flamur Noka dhe punonjësve të gardës. /Gazeta Express/
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë