Të gjitha ceremonitë e ndarjes së çmimeve filmike çonin drejt natës më të madhe në Hollywood, asaj të Academy Awards që njihet thjesht si “The Oscars”.
Koha

Evenimenti do të mbahet të dielën më 9 shkurt me fillim nga ora 20:00 me kohën lokale (në orën 2:00 të të hënës, 10 shkurt, me kohën tonë).
Lokacioni

Yjet do mblidhen në Dolby Theatre të Los Angelesit, ku ceremonia mbahet që nga viti 2002.
Nominimet
Drama e errët, “Joker”, udhëheq me 11 nominime që u bënë publike në më 13 janar. “Ford v Ferrari”, “The Irishman”, “Jojo Rabbit”, “Little Women”, “Once Upon a Time… in Hollywood”, “Marriage Story”, “Parasite” e “1917” – janë disa prej filmave që konkurrojnë për çmime.
Prezantuesit dhe performuesit

Sandra Oh, James Corden, Maya Rudolph, Timothee Chalamet e Regina King – janë në mesin e prezantuesve të përcaktuar. Ndërsa në skenë do të performojnë emra, si Janelle Monae, Elton John, Idina Menzel e Billie Eilish.
Nikoqiri

Për të dytin vit radhazi, spektakli do të mbahet pa nikoqir.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...