Modelja dhe aktivistja somaleze, Halima Aden, do të jetë pjesë e ballinës së revistës së njohur “Sports Illustrated”.
Revista ka befasuar të gjithë, kur në ballinë ka vendosur ta paraqesë një grua myslimane të mbuluar.
Kjo është hera e parë që kjo revistë vendosi një grua të mbuluar në ballinë të saj. Fotografitë janë shkrepur në Kenia, vendlindjen e modeles Aden.
“Shpresoj që kjo t’ia hapë dyert komunitetit somalez, që konsideron se është ndryshe prej të tjerëve”, tha modelja për mediat e huaja, transmeton albinfo.ch. Aden, shtetase amerikane, bëri bujë në vitin 2016, kur e mbuluar mori pjesë në garat e bukurisë Miss Minnesota.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...