Eddie Murphy do ta përsëritë rolin e detektivit Axel Foley në vazhdimin e katërt të filmit “Beverly Hills Cop”, produksionin e të cilit do ta bëjë Netflix.
Paramount kishte planifikuar ta realizonte filmin “Beverly Hills Cop 4”, mirëpo ishte tërhequr në vitin 2016 dhe tash ia ka shitur të drejtat gjigantit të ‘streamingut’.
Për herë të parë, Murphy e luajti rolin e Foleyt në vitin 1984, ndërsa e përsëriti në vitet 1987 dhe 1994.
Aktori 58-vjeçar ka marrë lëvdata këtë vit për rolin e tij në filmin e Neflix, “Dolemite Is My Name” dhe bashkëpunimi duket se do të vazhdojë.
Njëherësh, Hollywood Reporter bën të ditur se Jerry Bruckheimer, i cili ka qenë producent i dy filmave të parë, është kthyer në këtë projekt.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...