Gruaja e këngëtarit të famshëm, Michael Buble, aktorja argjentinase, Luisana Lopilato, ka folur për herë të parë rreth sëmundjes së djalit të saj të madh Noah.
Luisana apo ‘Mia’ siç e njohim ne nga seriali ‘Rrebelët’, ka thënë se pas mjekimeve të shumëta dhe kimioterapisë, djali i tyre tashmë është shumë mirë dhe jashtë rrezikut për jetë shkruan Mail Online, transmeton Arbresh.info
Djali i saj 3 vjeçar Noah, u diagnostifikua me kancer në mëlqi, por që tani duket se e ka tejkaluar me sukses këtë sëmundje.
Ai bashkë me familjen e tij, janë rikthyer në Argjentinë.
Aktorja e njohur vendosi që në takimin e saj me medie, të falenderojë të gjithë ata që ishin interesuar dhe kishin pyetur për shëndetin e djalit të saj./Arbresh.info

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...