Para disa kohësh, në portalin “Tirana Post” u publikua një artikull në të cilin kritikoheshin aftësitë prindërore të Ledion Licos, artikull i cili duket se nuk është pritur aspak mirë nga ana e moderatorit i cili ka ngritur një padi ndaj gazetares Mira Kazhani, e cila është dhe drejtuesja e “Tirana Post”.
Ky shkrim kishte të bënte me një vizitë të Ledionit dhe djalit të tij London Noor në “Shtëpinë e Gjetheve” në Tiranë, një muze i kohës së komunizmit në vendin ku kryheshin përgjimet e personave që dyshoheshin për tradhti ndaj Partisë së Punës.
Në shkrimin në fjalë, kritikohet Liço për faktin se konsiderohet i papërshtatshëm ekspozimi i një fëmijë ndaj imazheve të tilla.
Siç bën të ditur “Gazeta Express”, Liço ka kërkuar vetëm ndjesë publike nga ana e Kazhanit, në portalin e së cilës, lajmi është ndryshuar vetëm duke cituar “Gazetën Express”. “Gazeta Express” ka reaguar duke e mohuar që lajmi i tyre të ketë përmbajtje të tillë dhe ende nuk dihet nëse çështja mes palëve ka përfunduar apo jo.
Mira Kazhani dhe Ledion Liço kanë qenë kolegë në “Top Channel”, ku Kazhani madje zuri vendin e Ledionit në emisionin e mëgjesit “Wake Up”

FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...