Taylor Swift dhe partneri i saj, ylli i NFL, Travis Kelce, janë fejuar.
Ata ndanë lajmin e madh përmes një postimi në Instagram, ku publikuan një seri imazhesh nga momenti i veçantë, duke i dhënë mundësi ndjekësve të ndiejnë magjinë e atij çasti.
Fejesa u organizua në një ambient tejet të bukur dhe idilik, i mbushur me shumë lule dhe dekorime që krijonin një atmosferë përrallore, si nga një film romantik.

Në mbishkrimin e postimit, ata përdorën një mënyrë të lezetshme për të ndarë lajmin, duke shkruar:
“Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i edukatës fizike po martohen”, ishte mbishkrimi i veçantë i tyre.

Unaza e fejesës ishte gjithashtu shumë e veçantë dhe me stil unik. Ajo kishte një gur të madh, i cili dukej si një xhevahir i vjetër, si i nxjerrë nga një kuti e lashtë.

Ky vit siç duket po del të jetë kulminant për artisten, duke marrë parasysh që në tetor publikon albumin e saj më të ri, “The Life of a Showgirl”. /Telegrafi/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...