Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt.
Artistët e famshëm Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer obligimin e tij qytetar me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, shkruan portali arbresh.info
“Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti. Ndiqni linkun në storien time dhe shkarkoni fletët tuaja të votimit për të hedhur votën tuaj”, ka shkruar Dukagjin Lipa.

E këtë postim e ka rishpërndarë në InstaStory edhe Dua.

Familja Lipa përndryshe jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar prej shumë vitesh, me përjashtim të Duas e cila ka rreth një vit që është shpërngulur në Los Angeles me të dashurin e saj. / arbresh.info/
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...