Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në daljen e saj të parë publike pas lindjes së djalit. Ajo ka shkëlqyer në premierën e “Kardashians” në Hollywood, ku mbërriti më vonë se të tjerët dhe të gjithë sytë ishin tek ajo.
Kylie kishte veshur një fustan të ngushtë të bardhë latex. Fustani kishte një të çarë te pjesa e dekoltesë së zbukuruar me lule, me një palë çizme të bardha të gjata.
Kylie dukej në formë të shkëlqyer fizike me një grim minimalist dhe flokët e kapura. Sipas mediave ndërkombëtare, Kylie qëndroi pak në festën që u mbajt mbrëmjen e djeshme dhe më pas u largua.
Ajo u bë nënë për herë të dytë në muajin shkurt. Fillimisht vogëlushit i vendosën emrin Wolf Webster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram: “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo”. Por, ende nuk kanë bërë publik emrin e ri të vogëlushit./arbresh.info/

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...