Ka filluar në distancë një përplasje e ashpër mes këngëtarëve të njohur; Arif Vladi dhe Adelina Ismajlit.
Kjo e fundit, e cila tashmë ka nisur emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’, ku fillimisht protagonistë të këtij emisioni kanë qenë figura politike, në emisionin e fundit i ftuar ka qenë Fatmir Limaj, gjatë të cilit është komentuar edhe kënga e njohur e Arif Vladit ‘Marshi i UÇK-së’.
Këngëtarja e njohur është shprehur haptazi se është në dijeni se këngëtari Arif Vladi është paguar për këtë këngë.
E, lidhur më këtë ka reaguar vetë Vladi, ku u është shprehur i mllefosur, madje ka apeluar që Ismajli të publikoj se kush e ka paguar për këtë këngë.
Mes tjerave ky i fundit ka paralajmëruar Ismajlin se do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.
Ja reagimi i plotë:
Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili.
Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.
I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj./Pa censure/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...