Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Bollatit si surprizë

17:54 | 4 Qershor 2026
E.G

Selin Bollati ka shënuar 24-vjetorin e lindjes në një festë private, të organizuar në praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe personave më të rëndësishëm për të. Atmosfera ka qenë e ngrohtë dhe festive, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte padyshim vajza e ditëlindjes.

Në mesin e të ftuarve nuk mungoi as partneri i saj, DJ Gimbo, me të cilin nisi një romancë gjatë qëndrimit në Big Brother. Çifti, që vazhdon të jetë shumë i komentuar nga publiku, u shfaq i afërt dhe i lumtur gjatë gjithë mbrëmjes.

Një ndër momentet kulmore të festës ishte surpriza e organizuar nga DJ Gimbo. Ai kishte menduar një detaj të veçantë për Selinin, duke sjellë defatorë që ndezën atmosferën dhe e bënë mbrëmjen edhe më të paharrueshme. Ky gjest romantik u prit me entuziazëm nga të pranishmit.

Pamje nga festa dhe surpriza janë publikuar në rrjetet sociale, ku kanë marrë reagime dhe komente të shumta pozitive nga ndjekësit e çiftit, të cilët kanë përgëzuar DJ Gimbo për përkushtimin dhe dashurinë e treguar.

Interesant është fakti se të njëjtët defatorë kishin qenë të pranishëm edhe gjatë Big Brother, në ditën kur Selin dhe Gimbo organizuan një dasmë simbolike brenda shtëpisë, duke rikthyer kështu një kujtim të bukur nga historia e tyre e njohur e dashurisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale