Kandidatja për deputete koalicioni nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe kryetarja e Aleternativës, Mimoza Kusari Lila, e cilësoi për keqardhje poezinë nga e mitura në fushatën e LVV-së në Vushtrri.
“Ka qenë një moment shumë spontan, ju siç e keni parë as vetë kryeministri apo kryetari i Lëvizjes nuk ka qenë i informuar me përmbajtjen e asaj se çfarë do të thotë vajza, prindi i saj ka qenë afër, unë kam qenë pak më herët në sallë, kam qenë dëshmitare kur prindi m’u afrua dhe tha: ‘E ka vajza ime një vjershë të bukur për Kosovën’. Tha: ‘A mundesh me i thanë Albin Kurtit me më leju me fol?’. I thashë: ‘Po më vjen keq, nuk merrem me organizimin e protokollit’, por e njoftova me ato vajzat e protokollit dhe pastaj ai duket se ka pritur derisa ka hyrë kryeministri dhe të njëjtat fjalë ia ka thënë. Sinqerisht, vajza nuk është ftuar si fëmijë, ajo ka qenë në përcjellje të prindit dhe prindi kështu ma ka thënë mua: ‘E ka vjershën të bukur të Kosovës’, dhe kur e kam dëgjuar kam bërë kështu ‘oo’. Fatkeqësisht, mua më vjen keq pikërisht për atë situatë, por po ta them, isha vetë dëshmitare e insistimit të prindit dhe mënyrës si e ka thënë”, tha ajo në emisionin “Click”
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...