Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policorë do të jetë një nga prioritetet kryesore në mandatin e ri qeverisës, duke paralajmëruar investime në infrastrukturën policore në mbarë vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla thekson se qeveria synon transformimin e plotë të stacioneve policore, me qëllim krijimin e hapësirave moderne dhe funksionale për punën e efektivëve, shkruan Arbresh.info
“Në mandatin e ri qeverisës, përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policorë do të jetë një nga prioritetet tona kryesore. Do të investojmë në transformimin e plotë të çdo stacioni policor në të gjithë vendin, duke krijuar hapësira moderne, funksionale dhe të sigurta, që u mundësojnë zyrtarëve tanë të kryejnë detyrën me dinjitet dhe efikasitet maksimal.”
Ai theksoi se investimet do të synojnë rritjen e standardeve të punës dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të Policisë, në funksion të garantimit të sigurisë për qytetarët./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...