Katy Perry është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet kryesore të Sunny Hill Festival, duke e kthyer Prishtinën në një nga destinacionet më të nxehta muzikore të kësaj vere.
Njoftimi u bë në mënyrë surprizë nga organizatorët e festivalit, të cilët publikuan një video ku zbulohet se “telefonata” fatlume i ka sjellë festivalit një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop në botë, shkruan Indeksonline.
Në video thuhet se lajmi u mor fillimisht nga Dua Lipa, e cila është edhe themeluesja e festivalit, para se të ndahej me publikun e gjerë.
Prania e Katy Perry pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë, duke e forcuar edhe më shumë reputacionin e festivalit si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.
Biletat janë tashmë të disponueshme përmes linkut zyrtar në bio të festivalit, dhe kërkesa pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë./indeklsonline
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare