Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Selimi dhe Glauk Konjufca kanë zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë, mbështetës dhe aktivistë në Klinë, në një ambient pranë lumit Drin, ku është diskutuar për qeverisjen dhe projektet e ardhshme zhvillimore.
Sipas njoftimit, takimi është fokusuar në angazhimin për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit, si dhe në prezantimin e prioriteteve të qeverisjes.
“Sot në Klinë, në një ambient të bukur pranë lumit Drin, së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca dhe kandidat për deputet, zhvilluam një bashkëbisedim me qytetarë, mbështetës dhe aktivistë. Diskutuam për qeverisjen tonë të mirë, për projektet tona të ardhshme që na presin, si dhe për angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit tonë. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe besimin. Mbështetja juaj është motivim për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të ëqytetarëve.”, ka shkruar Selimi.
Në fund të takimit, Selimi ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre./Arbresh.info
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...