Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, bashkë me liderët e rajonit dhe krerët e Unionit.
Çështjet e zgjerimit, Plani i Rritjes dhe bashkëpunimi rajonal janë në fokus të agjendës dyditore, e cila nis mbrëmjen e sotme me darkën e shtruar për liderët nga Presidenti Milatoviç.
Presidentja Von der Leyen, Presidenti Costa dhe Kancelari Mertz janë pjesë e samitit, që nis prej mëngjesit të 5 qershorit.
Ky samit qe vjen 6 muaj pas atij te mbajtur ne Bruksel rikonfirmon partneritetin strategjik dhe angazhimin e unionit per zgjerimin.
“Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, eshte tema e samitt ku liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun europian.
Kryministri Edi Rama pritet të ketë takime dypaleshe me homolegë të tij të BE-së, në një moment kur Shqipëria ka hyrë në fazë të rendesisshme, atë të mbylljes së kapitujve të integrimit.
Samiti ne Tivat zhvillohet në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Europian 2024–29./rtsh
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...