Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti famshëm dhanë lajmin në një postim në Instagram, ku zbulon se bebi numër dy do të vijë në jetë së shpejti.
“ bebi numër dy po vjen Mezi presim të të takojmë,”- shkroi aktorja dhe moderatorja, krahas disa fotove ku vendosi në pah barkun e rrumbullakosur e veshur me një fustan të zi të ngushtë pas trupit.
Ndërkohë, edhe Togahan dha lajmin në Instagram-in e tij ku publikoi një foto të përbashkët me bashkëshorten.
“Dhurata më e bukur, momenti më i lumtur. Nuk mund të jem më i lumtur,”– shkroi aktori.
Çifti janë prindër edhe të një djali, të quajtur Efean.

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...