Aktorja e cila u bë e famshme pas telenovelës “Home and away”, Jessica Falkholt ka pësuar një aksident të rëndë ditën e djeshme. Aktorja po udhëtonte me familjen kur një makinë tjetër i ka prerë rrugën.
Nga ky aksident për pasojë mbetën të vdekur prindërit e Jessicas ndërsa ajo dhe motra e saj janë transportuar urgjentisht në spital me helikopter para se makina të merrte flakë.
Aktorja ndodhet në St.George Hospital ndërsa motra e saj në spitalin e Liverpoolit. Jessica është 28 vjeç ndërsa motra vetëm 21.
Prindërit e tyre vdiqën në moshën babai 69 vjeç ndërsa mamaja 60 vjeç. Ndërsa motrat siç raportojnë mediat e huaja, janë në gjendje kritike për jetën./xing

Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës