Novi Pazari është gati për vizitën zyrtare të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Serbi.
Do të jetë kjo vizitë e gjatë e Erdoganin në këtë qytet, në qendrën e Sanxhakut. Ja se çfarë thonë banorët.
Erdogani për herë të parë e ka vizituar Novi Pazarin në vitin 2011 derisa ka qenë kryeministër i Turqisë. Për herë të dytë do të shkojë si president i Turqisë bashkë me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Novi Pazari është i gatshëm ta presë njeriun e parë të Turqisë. Është zbukuruar me shirita të bardhë dhe të kuq, dhe nëpër bilborde është fotografia e Recep Tayyip Erdoganit.

Atëherë si edhe tani, nëpër qytet është përhapur atmosferë euforie dhe e pritjes pozitive në mes të banorëve, për të cilët, ardhja e presidentit turk, pa fshehje të emocioneve, paraqet nder dhe privilegj të madh, pretendon Al Jazeera Balkans.
Gjatë tentimit të grusht shtetit në Turqi, banorët e Novi Pazarit ishin të parët në rajon të cilët mbajtën tubim masiv në qendër të qytetit, në shenjë përkrahjeje për presidentin turk.
Ata sqarojnë se ajo ishte gjëja më e vogël që mund të bënin për dikë te i cili e shohin mikun e hapur të Serbisë dhe boshnjakëve të cilët jetojnë atje.
“Elitat sunduese të cilat kanë qenë në udhëheqje të Turqisë para Erdoganit as nuk kanë ditur se ku janë boshnjakët, e as ku është Novi Pazari. Ndërsa ky president përsëri vjen si mik i Serbisë dhe para se gjithash si dikush i cili brengoset për këtë popull në Sanxhak”, pretendon Esad Lotinac nga Novi Pazari, transmeton gazetametro.net.

izita e Erdoganit në Novi Pazar po trajtohet si një akt prej të cilit do të përfitojë e gjithë Serbia e sidomos rajoni i Novi Pazarit.
“Sa jemi në dijeni, presim që vizita e presidentit turk më në fund do të realizojë planin e shumëpritur të rikonstruktimit të rrugës në mes të Sjenicës, Tutinit dhe Novi Pazarit e cila është ndërkombëtarisht e njohur si rruga më e keqe në përdorim. Është paralajmëruar edhe ardhja e delegacionit të biznesmenëve nga Turqia, ndërsa ne nga Novi Pazari jemi të njohur për kulturë afariste”, thotë Nusret Dolovac, banor i Novi Pazarit.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...