Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane në Maqedoni të Veiut, Bojan Mariçiq ka përsëritur mendimin e tij për propozimin francez.
Ai ka ritheksuar se është arritje e madhe që po mbrohet gjuha maqedonase në propozimin e modifikuar dhe se ajo tashmë do të njihet nga i gjithë Bashkimi Evropian.
“Qëllimi ynë në këtë proces ishte të mbrojmë statusin e gjuhës maqedonase në Bashkimin Evropian dhe jo ta bindim Bullgarinë që të ndryshojë qëndrim. Qëllimi ishte që të mos ketë ndikim në aspektin gjuhësor për qëndrimin e BE-së”, tha Mariçiq.
Sipas Mariçiqit, miratimi i propozimit francez duhet të ndodh pasi duhet gjetur një zgjidhje kompromisi që do të mbyllte të gjitha çështjet e hapura, e poashtu do të siguronte ruajtjen e gjuhës maqedonase.
“Mendoj se është bërë një analizë e mirë dhe jo rastësisht kemi theksuar se qëndrimet tona janë marrë nga përvojat e shumë vendeve anëtare të BE-së, të cilat më pas janë shfrytëzuar gjatë bisedimeve me Bullgarinë, për të arritur një zgjidhje kompromisi”, u shpreh Mariçiq.
Ndërkohë, propozimi francez pritet të miratohet sot nga qeveria e Maqedonisë për të kaluar më pas në seancë parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...