Nënkryetari i LSDM-së dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se “kuadri i OBRM-PDUKM-së pa mbushur një muaj në QEverinë teknike nuk ka dëshmuar asgjë, përveç se është kuadër i Nikolla Gruevskit të cilët punojnë kundër interesave shtetërore.
“Për një muaj janë në Qeveri dhe nuk ofruan asgjë konkrete, asnjë masë asnjë rekomandim se si institucionet mund të funksionojnë më mirë. E vetmja gjë që shohim janë bllokimet dhe tentim për kthim të regjimit. Me siguri këto janë edhe urdhrat që i marrin nga Budapesti.”, tha Mançevski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, dëshmi e fundit për këtë është kërkesa e ministrit teknike Çulev që në kabinetin e tij ta vendosë këshilltarin e Gjorge Ivanov, Sinisha Aleksovski.
“Aleksovski me vite ishte dora e djathtë e Ivanov, ndërsa në dëshmitë për procesin e 27 prillit opinioni mund të dëgjonte për rolin e tij në organizimin e ngjarjeve të 27 prillit”, tha Mançevski.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...