Kuzhinierët e ëmbëlsirave në Milano po i drejtohen inteligjencës artificiale (AI) për të krijuar receta të reja, duke u mbështetur në teknologjinë moderne për të sjellë shije të reja në ëmbëlsirat e ngrira.
Edhe pse ende përdorin metoda tradicionale, prodhuesit italianë të akullores mbështeten në ChatGPT dhe mjete të tjera të AI për të gjetur receta të reja, shkruan “The Times”.
Gianfranco Sampo 63-vjeç, pronar i pastiçerisë “Terra” në Milano, hyri në recetat e softuerit ChatGPT dhe faqet e internetit të prodhuesve të akulloreve që ai vlerëson, pas së cilës AI i ofroi sugjerime për shije të reja.
Bazuar në ato sugjerime, Sampo zhvilloi shije inovative si akullore me çokollatë të bardhë me piper të zi të karamelizuar.
“Unë kurrë nuk kam menduar për kombinimin e këtyre përbërësve”, tha Sampo për “The Times”./abcnews.al
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...