Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, konfirmoi ngjarjen për Arbresh.info duke shtuar se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:30 të së shtunës.
“Rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë Pllana./Arbresh.info
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj