Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës apo mjetit të rrezikshëm, ndërsa ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 në rrugën “Shaqir Hasani”, pasi stacioni policor në Ferizaj kishte pranuar informacione se një person po shkaktonte shqetësime në rrugë, shkruan Arbresh.info
Gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë). Më pas ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor nga njësitet reaguese.
Pas testimit me alkooltest, rezultoi se i dyshuari kishte 0.79 promila alkool në gjak.
Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...