
Jamie Shea, Deputy Assistant Secretary General for Emerging Security Challenges
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Në afërsi të manastirit të Banjskës, një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiç sulmoi të dielën e 24 shtatorit, policinë e Kosovës e për pasojë mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
Jamie Shea shprehu keqardhjen për policinë e vrarë ndërsa i pyetur se si e komenton zinë e Serbisë për terroristët serbë të vrarë në Kosovë, ai tha se kjo nuk ka qenë një sjellje e arsyeshme.
Ai tha se ata nuk kishin shkuar në veri të Kosovës për ndonjë kauzë të drejtë për t’u quajtur heronj, sipas tij ata shkuan aty për të vrarë e për të shkaktuar trazira
“Si fillim duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk është një sjellje e arsyeshme këta njerëz nuk janë martirë, ata nuk janë duke luftuar për ndonjë kauzë e cila mund të justifikohet. Jo. Ata ishin aty për të vrarë njerëz, ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja e të quajturit ata martir apo hero është e gabuar.
Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që ne kemi nevojë. Ajo që unë vura re ama është se kur sekretari i Shteteve të Bashkuara, Blinken takoi presidentin Vuçiç ky i fundit premtoi se do të qetësohej situate. Le të shikojmë nëse do qetësohet kjo situatë dhe nëse kjo retorikë qesharake dhe e panevojshem ka për t’u shuar apo jo”,-tha Jamie Shea./euronews.al
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...