Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq ka thënë se ky subjekt politik nuk ka vënë kushte për ta votuar formimin e Ushtrisë së Kosovës pasi janë kundër kësaj ushtrie.
Tanjug citon ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës të ketë thënë për media se Lista Serbe nuk i ka katër kushte për ta votuar formimin e Ushtrisë, por se e ka vetëm një kusht e që është mosformimi i saj.
“Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq hodhi poshtë akuzat e bëra nga Ministri në largim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli se përfaqësuesit serbë kishin katër kushtet për transformimin e këtyre forcave në Ushtri në Kosovë, dhe ka thënë se e kanë dhe do ta kenë vetëm një kusht për këtë, e që është- Ushtria e Kosovës nuk mund të formohet”, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.
Përndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës, por një gjë e tillë tash e tri vite nuk po mund të bëhet pasi duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese që kërkojnë votat e dy të tretave e të gjithë deputetëve të Kosovës dhe dy të tretat e deputetëve nga pakicat. Por deputetët serbë janë kundër këtyre ndryshimeve dhe pa votën e tyre një ndryshim I tillë nuk mund të ndodhë.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë