Pas shkyçjes së disa bizneseve nga furnizimi me energji elektrike si pasojë e zbatimit të të ashtuquajturit “treg i lirë” i energjisë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka dalë me një komunikatë për shtyp për t’u sqaruar dhe për të qëndruar prapa vendimit të tyre.
Sipas ZRRE-së, vetëm 8% e pikave matëse kanë mbetur pa u lidhur me furnizim përmes furnizuesve në tregun e lirë, dhe moslidhja e kontratave i detyron ata të ndërpresin furnizimin me energji elektrike.
“Megjithatë, zbatimi i mëtutjeshëm i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ka pasur vonesa, si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike ndërkombëtare. Pas kësaj, ZRrE ka vendosur që nga data 1 Qershor 2025 të vazhdoj zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, si detyrim ligjor dhe në të mirë të konsumatorëve fundor. Duhet theksuar se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është i rëndësishëm jo vetëm për përafrimin me Direktivat Evropiane, por edhe sepse krijon konkurrencë në një treg që deri më tani ka funksionuar si monopol.”, thuhet në komunikatë.
“Konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta”, thanë tutje nga ZRRE.
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...