Përveç katër personave që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar kanë mbetur edhe një çift.
Ata janë u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për arbresh.info ka bërë të ditur se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq burri ka lëndime më të lehta dhe po merr trajtim.
“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, tha Fazliu.
Kujtojmë se sot rreth orës 19:15 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave në hyrje të Shtimes ku kanë gjetur vdekjen katër persona.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...