Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Propozim-Vendimin Për themelimin e sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Propozim-vendimi është miratuar nga kabineti qeveritar.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje është shqyrtuar propozim-vendimi për caktimin e pensionit të personave të dhunuar gjatë luftës së UÇK-së, shkruan arbresh.info.
Skënder Reçica ministër i MMPS tha se objektivi i këtij propozim vendimi është që të caktohet pensioni në shumë prej 230 euro.
Propozimi u miratua nga kabineti qeveritar./arbresh.info/
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...