Gjilanit dhe Karadakut po i hapen rrugët si në zhvillimin turistik po ashtu ekonomikë, përmes hapjes së pikës kufitare Stancic-Bellanoc.
Të paktën kështu shpreson , Izmi Zeka, zv.minister në ministrin e Punëve të Brendshme.
Në një intervistë dhënë arbresh.info, Zeka shprehet i lumtur që kjo pikë më në fund është hapur.
“Kjo pikë kufitare është e një rëndësie historike për të dy shtetet. Ky projekt është i hershëm por për shkaqe politke është zvarritur. Gjilanit dhe Karadakut po i hapet një rrugë si në aspektin turistik po ashtu teknik. Ne besojmë fuqishëm se kjo pjesë në aspektin ekonomik do të jenë përfituesit më të mëdhenjtë”.
Zeka që është edhe banor i Gjilanit, thotë se kjo do të mundësoj edhe lidhjet vëllazërore mes shqepëtave të Karadakut e atyre të Maqedonisë së Veriut.
“Ky është një objekt më standarde krejt tjera është një lidhje edhe vëllazërore e shqiptarëve të karadakut dhe pjesës së veriut. Është pjesë turistike e vendit. Qytetarët tash mund të lëvizin lirshëm dhe të dalin në Kumanovë”.
E ndonëse banorët e kësaj ane përsëri do t’i kenë disa procedura për të kaluar në Kumanovë , Zeka thotë se përsëri janë të kënaqur që të paktën rruga është shkurtuar.
“Tash ky kufijë më shumë është në aspekt formal por ne jemi të kënaqur sepse kjo ka qenë një ëndërr turistike”.
Ndryshe, ndërtimi i pikës kufitare mes Kosovës më Maqedoninë e Veriut ishte financuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...